Alcaraz e Sabalenka dominojnë

Tenis

Alcaraz e Sabalenka dominojnë

Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 12:43
Alcaraz e Sabalenka

Pas përfundimit të Australian Open 10 ditë më parë, renditja e tenistëve nuk ka pësuar ndryshime të mëdha.

Spanjolli Carlos Alcaraz konfirmohet në vendin e parë, tashmë i shkëputur mbi 2500 pikë karshi italianit Jannik Sinner, që qëndron në vendin e dytë.

Gjithsesi, serbi dhe ata që e ndjekin nga pas janë shumë të shkëputur nga dy të parët, që garojnë mes tyre për dy vendet e para në renditje.

Te femrat, bjellorusja Aryna Sabalenka qëndron në vendin e parë edhe pse humbi në finale. Ajo është e shkëputur mbi 3000 pikë nga ndjekësja më e afërt, polakja Iga Swiatek.

Në vendin e tretë ngjitet fituesja e grand slam-it australian, kazakja Elena Rybakina. Në “top-5” edhe dy amerikanet Amanda Anisimova e Coco Gauff.

Renditja-Meshkuj, “top-5”

1.Carlos Alcaraz, 13.150 pikë

2.Jannik Sinner, 10.300 pikë

3.Novak Djokovic, 5.280 pikë

4.Alexander Zverev, 4.605 pikë

5.Lorenzo Musetti, 4.405 pikë

Renditja-Femra, “top-5”

1.Aryna Sabalenka, 10.990 pikë

2.Iga Swiatek, 7.978 pikë

3.Elena Rybakina, 7.523 pikë

4.Amanda Anisimova, 6.680 pikë

5.Coco Gauff, 6.423 pikë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat