Finalja luhet nesër në mes Sinner e Zverev

Tenis

Finalja luhet nesër në mes Sinner e Zverev

Nga: K.G. Më: 2 maj 2026 Në ora: 23:17
Jannik Sinner

Finalja e turneut Madrid Masters mes Jannik Sinner dhe Alexander Zverev do të zhvillohet të dielën (17:00) në fushën “Manolo Santana”.

Tenisti italiani Sinner do të tentojë të fitojë Masters-in e pestë radhazi, duke vazhduar dominimin e tij në turnetë më të mëdhenj të ATP Tour.

Kjo është hera e parë që ai ka arritur në finale në Madrid, një turne ku më parë nuk kishte kaluar çerekfinalet.

Sinner do të bëhet lojtari më i ri në histori që fiton të paktën 8 turne Masters 1000 të ndryshëm

Sinner vjen në këtë finale me 350 fitore në karrierë në ATP Tour dhe me një avantazh të madh psikologjik.

Vetë Zverev e pranon: “Është e vështirë të luash kundër Sinner kudo. Ai po fiton në çdo sipërfaqe dhe në çdo kusht. Është numri 1, më i miri në botë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat