Agasi kritikon Sinerin: Nuk ka justifikim për atë paraqitje

Tenis

Agasi kritikon Sinerin: Nuk ka justifikim për atë paraqitje

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 12:36
Andre Agasi e Janik Siner

Legjenda amerikane e tenisit, Andre Agasi, ka komentuar humbjen e Janik Sinerit në “Roland Garros”, duke theksuar se italiani nuk ishte i përgatitur siç duhet për sfidën.

Disfata e Sinerit ndaj Huan Manuel Cerundolos në raundin e dytë vazhdon të jetë temë diskutimi në Paris.

I fundit që ka dhënë mendimin e tij për këtë ndeshje është Andre Agasi, gjatë një interviste për “TNT”. Kampioni i “Roland Garros” në vitin 1999 nuk pranon të kërkohen justifikime për humbjen e numrit një të botës.

“E di që ai mund të luajë pesë orë e gjysmë, sepse e ka provuar më parë. Nuk ka asnjë justifikim që të përplasesh me murin pas vetëm 1 orë e 45 minuta lojë.

Është një gjë të dukesh mirë fizikisht dhe krejt tjetër të jesh vërtet i përgatitur”, deklaroi Agasi.

Amerikani ishte gjithashtu ai që dorëzoi trofeun e fundit të “Roland Garros” për Karlos Alkarazin, pikërisht pas finales së famshme ku spanjolli përmbysi rezultatin ndaj Sinerit dhe shpëtoi tri topa ndeshjeje për të fituar titullin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat