Wimbledon bën rritjen më të madhe të premiove

Tenis

Wimbledon bën rritjen më të madhe të premiove

Më: 16 qershor 2026 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Organizatorët e grand slam të Wimbledon kanë njoftuar një rritje rekord prej 20% të premios që do t’u japing tenistëve gjatë turneut që do të nisë pas 10 ditësh, duke e çuar totalin në 74.5 milionë euro.

Turneu londinez i përgjigjet kërkesave të tenistëve, të cilët, megjithatë, vazhdojnë të kërkojnë një pjesë më të lartë të të ardhurave të grand slam.

Ndërsa kjo shifër korrespondon me 15.2% të të ardhurave, pragu prej 22% i treguar është ende larg arritjes.

Gjithsesi, kjo është  rritja më e lartë në përqindje në historinë e turneut.

Rritja e afron Wimbledon ndjeshëm me US Open, aktualisht turneu grand slam me premiot më të larta.

Fituesit do të fitojnë 3.6 milionë paund, ndërsa ata që eliminohen në raundin e parë do të marrin 80,000 paund.

Kompensimi për raundet e ndërmjetme dhe raundet kualifikuese gjithashtu pati rritje të konsiderueshme, me shifra në disa raste që i afrohen niveleve të turneut të Nju Jorkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat