Zverev siguron kualifikimin në të tetën e finales

Tenis

Zverev siguron kualifikimin në të tetën e finales

Nga: K.G. Më: 5 korrik 2026 Në ora: 00:14
Alexander Zverev

Alexander Zverev, fituesi i këtij viti i Roland Garros dhe bartësi i dytë në Wimbledon, është kualifikuar në të tetën e finales pasi mposhti amerikanin Marcos Giron me rezultat 3:0 (6:2, 7:6, 6:4).

Pas tërheqjes së Carlos Alcaraz nga turneu, Zverevit i është hapur ndjeshëm rruga. Në raundin e ardhshëm ai do të përballet me çekun Jirí Leheçka, i cili eliminoi spanjollin Jaume Munar me rezultat 3:1 (6:4, 6:4, 4:6, 6:4).

Në të tetën e finales është kualifikuar edhe italiani Flavio Cobolli, finalist i këtij viti në Roland Garros.

Ai përmbysi ndeshjen ndaj rusit Karen Khachanov. Khachanov fitoi setin e parë bindshëm 6:0, duke u bërë lojtari i parë që i merr një set me rezultat 6:0 një tenisti të Top 10-shes, por Cobolli reagoi shkëlqyeshëm dhe fitoi tre setet pasues 7:6, 6:7, 6:2, 6:2.

Në raundin tjetër, Cobolli do të përballet me australianin Alex de Minaur, i cili mposhti amerikanin Zachary Svajda me rezultat 3:1 në sete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat