Sinner mund të mungojë në US Open

Tenis

Sinner mund të mungojë në US Open

Nga: K.G. Më: 18 gusht 2026 Në ora: 13:16
Jannik Sinner

Tenisti italian Jannik Sinner mund të mungojë në US Open, shkruan e përditshmja italiane “Gazzetta”.

Sipas raportimeve, Sinner u kthye të hënën në Torino, ku ka nisur rikuperimin nga dëmtimi i gjurit dhe zhvilloi stërvitjen e parë në ambient të mbyllur.

Tenisti më i mirë në botë do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme, pas të cilave do të merret vendimi përfundimtar nëse do të marrë pjesë në turneun e fundit Grand Slam të sezonit.

Nëse testet nuk tregojnë se gjuri i Sinnerit është plotësisht i shëndetshëm, italiani do të detyrohet ta humbasë turneun.
US Open është planifikuar të zhvillohet nga 30 gushti deri më 13 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat