Sinner mbyll para kohe sezonin

Tenis

Sinner mbyll para kohe sezonin

Më: 6 tetor 2026 Në ora: 11:33
Sinner

Sezoni 2026 për numrin 1 në botë, tenistin italian Jannik Sinner është mbyllur para kohe.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai deklaroi se nuk do të rikthehet të luajë në fushë këtë vit.

Kështu, sezoni 2026 për Sinner ka përfunduar që më 12 korrik, me fitoren e tij në grand slam të Wimbledon. Ai ka bërë disa përpjekje për t’u rikthyer këtë vit, por pa sukses, pasi dëmtimi e pengon të luajë.

Sinner ka vendosur të vazhdojë trajtimin konservativ për inflamacionin në gjurin e djathtë, që e ka shqetësuar për më shumë se tre muaj dhe do të rikthehet në fushë në vitin 2027, duke mos luajtur as në finalet ATP.

“Së bashku me mjekët kemi vendosur se më duhet një trajtim për gjurin, çka do të thotë se sezoni im i vitit 2026 ka përfunduar zyrtarisht. Duhet të mendoj edhe për të ardhmen e karrierës sime. Do të rikthehem kur të jem në 100% të formës”, tha Sinner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat