Katie Boulter është kualifikuar në çerekfinale të turneut Japan Open, pasi mposhti zviceranen Viktorija Golubic me rezultat 6-2, 6-1, në më pak se një orë lojë.
Tenistja britanike dominoi ndeshjen, duke fituar nëntë geme radhazi pas barazimit 2-2 në setin e parë.
Në çerekfinale, ajo do të përballet me fituesen e duelit mes kroates Antonia Ruzic dhe amerikanes Kayla Day.
Boulter, e renditur si e teta në turne, synon të rikthehet në pozitën e tenistes numër një britanike, pasi këtë javë atë ia mori Sonny Kartal.