Sfidë e fortë për play off

Volejboll

Sfidë e fortë për play off

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:01
Sfidë e fortë për play off

Janë luajtur takimet e javës së 4-t të Kampionatit Kombëtar të Volejboll për femra. Në Grupin A, sfida e kreut mes Barletit dhe Vllaznisë luhet sot, ndërkohë që kanë fituar Apolonia e Flamurtari, të dyja 3-0, respektivisht ndaj Mirditës e Elbasanit. Fitorja ngjit skuadrën fierake në kuotën e 9 pikëve, po aq sa barletaset e shkodranet, duke dueluar edhe ajo për një vend në play off.

Në Grupin B, vëmendja ishte te sfida mes bardhebluve e korçareve, me kryeqytetaset që fituan 3-2. Tirana fitoi dy setet e para, por shpejt vajzat nga Korça rikuperuan dhe barazuan 2-2 setet. Në atë final, Tirana fitoi 15-11 dhe merr 2 pikë të arta. Pa probleme në këtë grup fitojnë Partizani e Lushnja, duke bërë që tri skuadra të kryesojnë renditjen me nga 10 pikë secila.

Volejboll – Femra, Grupi A (java e 4-t)

Mirdita – Apolonia, 0-3

Flamurtari – Elbasani, 3-0

Barleti Volley – Mirdita, 4 mars

Renditja: Barleti Volley 9 pikë, Vllaznia 9 pikë, Apolonia 9 pikë, Flamurtari 6 pikë, Elbasani 0 pikë, Mirdita 0 pikë.

Volejboll – Femra, Grupi B (java e 4-t)

Korabi – Lushnja, 0-3

Tirana – Skënderbeu, 3-2

Partizani – Teuta, 3-0

Renditja: Tirana 10 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Partizani 10 pikë, Lushnja 6 pikë, Teuta 0 pikë, Korabi 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat