Prishtina F - e ‘plagosur rëndë’

Volejboll

Prishtina F - e ‘plagosur rëndë’

Nga: K.G. Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:06
Prishtina F - e ‘plagosur rëndë’

Prishtina F po kalon stinorin më të rëndë që nga ekzistimi si klub! 

Klubi më i vjetër në kryeqytet po ballafaqohet me lëndime të shumta që po e penalizojnë edhe në arritjen e objektivave gjatë pjesës së dytë të Kampionatit të Kosovës (femrat). 

Pesë volejbolliste të lënduara, kjo nënkupton se Prishtina F është e “plagosur rëndë”. 

Si rrjedhojë e këtyre lëndimeve, që janë mungesa të mëdha për përbërjen e parë, Prishtina F ka rënë edhe në pozitën e pestë me 22 pikë apo ka një me pak se vendi i katërt Fushë Kosova në Superligën A.

Të gjitha këto lëndime ndodhën në një afat të shkurtër – brenda tre jave!”

Vashat e Prishtinës me gjithë ato mungesa prapëseprapë po japin atomin e fundit. 

Prishtina është e hendikepuar pa Nita Bekteshin, Leonita Hoxhën, Finesa Sylejmanin, Entela Muqolli e Vlera Hajrizi.

Kokëçarja për trajnerin Adriatik Kajtazin, për drejtorin sportiv  Mehdi Mehmetin dhe për kryetaren e klubit Ganimete Gërbovci.

Po ballafaqohen me lëndime të shumta dhe të gjitha lojtare kryesore. Po të ishin të kompletuar, tjetër këngë e tjera rezultate do të shënonin në pjesën e dytë të kampionatit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat