Kruti i bashkohet Dritës 

Volejboll

Kruti i bashkohet Dritës 

Nga: K.G. Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:27
Kruti firmos para kryetrajnerit Lorik Ilazi

Volejbollistja e spikatur, Xhudjena Kruti, përforcon kampionen e Kosovës, Dritën nga Gjilani.

Klubi nga Gjilani synon të përforcohet sa më shumë, sidomos të jetë sa më e fortë për garat evropiane. 

“Fillon kompletimi i ekipit te KV Drita.

Këtë vit pjesë e ekipit tonë do të jetë edhe Xhudjena Kruti - Xhuda.

Pas shumë ndryshimeve të bëra këtë vit te Drita tani vjen edhe ardhja e re që është lojtarja në poziten e Liberos, në pozitën e liberos kush tjetër pos Xhuda... sa të shohësh lëvizjet dhe aftësitë që posedon Xhuda pak duhet ta kuptosh volejbollin dhe te thuash që pikërisht kjo pozitë është saktë e Xhudës.

Vajza nga Divjaka e Shqipërisë që ka pasaportë të Kosovës dhe njihet si lojtare vendore me dëshirën dhe pasionin që ka për volejbollin shumë herë ka treguar se nuk dorëzohet së luftuari për qëllimin që ka!

E këtë vit Xhudjena së bashku me Dritën do të kenë të përbashkët vetëm një qëllim - atë për fitore në çdo ndeshje”, njofton mes të tjera KV Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat