Skënderbeu mposht Partizanin

Volejboll

Skënderbeu mposht Partizanin

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 17:14
Skënderbeu mposht Partizanin

Janë luajtur takimet e javës së dytë të Superligës në volejboll për femra, javë ku surprizat kanë qenë të shumta. Në krye të renditjes ndodhen Skënderbeu e Vllaznia, dy skuadra surprizë, që kanë 6 pikë të plota në renditje.

Korçaret fituan 3-0 në fushën e tyre ndaj Partizanit kampion në fuqi (25-4, 25-20, 25-18), një ndeshje e dobët nga vajzat kryeqytetase. Skënderbeu ishte superior, e dominoi takimin dhe meritoi fitoren.

Fiton edhe Barleti Volley, që korri fitoren e parë në kampionat, duke mundur 3-1 Tiranën në derbin kryeqytetas. Bardheblutë fituan setin e parë (25-17), por vetëm kaq. Më tej erdhi përmbysja e barletaseve, që morën tri setet e tjera: 25-14, 25-17, 25-14.

Gjashtë pikë në renditje ka edhe Vllaznia, që mundi 3-1 Flamurtarin në Vlorë. Vendaset fituan setin e parë 25-23, por mikeshat nga Shkodra tregojnë forcën e tyre në vijim, duke fituar pa probleme tri setet e tjera (25-15, 25-18, 25-15).

Fitoren e parë në kampionat arriti edhe Apolonia, që mposhti 3-0 (25-23, 27-25, 25-18) Lushnjën në derbin myzeqar. Ndeshje me rivalitet në dy setet e para, ndërsa në të tretin fieraket dominuan në parket.

Superliga Femra – Java e dytë

Tirana – Barleti Volley, 1-3

Skënderbeu – Partizani, 3-0

Flamurtari – Vllaznia, 1-3

Lushnja – Apolonia, 0-3

Renditja: Skënderbeu 6 pikë, Vllaznia 6 pikë, Tirana 3 pikë, Partizani 3 pikë, Apolonia 3 pikë, Barleti Volley 3 pikë, Flamurtari 0 pikë, Lushnja 0 pikë.

Kategoria e Parë Femra – Java e parë

Club Albania – Mirdita, 3-0

Teuta – Elbasani, 3-0

Korabi (pushim)

Renditja: Club Albania 3 pikë, Teuta 3 pikë, Elbasnai 0 pikë, Mirdita 0 pikë, Korabi 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat