Tirana përmbys Studentin

Volejboll

Tirana përmbys Studentin

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 12:29
Tirana përmbys Studentin

Janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 7-të të Superligës në volejboll për meshkuj, me Tiranën e Partizanin që fitojnë pa probleme dhe kryesojnë kampionatin.

Skuadra e Tiranës mbetet ende e pathyeshme këtë sezon, duke mundur 3-1 Studentin (21-25, 25-12, 25-10, 25-18). Studenti fitoi setin e parë, por vetëm kaq.

Më tej vjen përmbysja e skuadrës bardheblu, që ka epërsi në fushë, dominon në çdo drejtim dhe e meritoi fitoren, duke ruajtur kryesimin.

Në “Asllan Rusi”, ekipi i Partizanit triumfoi 3-0 ndaj Vllaznisë (25-18, 25-18, 25-21). Skuadra mike nuk ishte në gjendje të ruante të njëjtin ritëm deri në fund, duke lëshuar terren me kalimin e minutave. Kjo e bëri më të lehtë fitoren e ekipit të “kuq”, që qëndron në vendin e dytë në renditje.

Superliga-Meshkuj, java e 7-të

Partizani – Vllaznia, 3-0

Studenti – Tirana, 1-3

Skënderbeu – Elbasani, ora 15:00

Teuta – Erzeni, ora 16:00

Farka Volley (pushim)

Renditja: Tirana 17 pikë, Partizani 16 pikë, Erzeni 12 pikë, Vllaznia 9 pikë, Elbasani 8 pikë, Skënderbeu 7 pikë, Teuta 5 pikë, Studenti 4 pikë, Farka Volley 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat