Skënderbeu përmbys Barletin

Volejboll

Skënderbeu përmbys Barletin

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 12:07
Skënderbeu përmbys Barletin

Kanë startuar ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa është luajtura ndeshja e parë për femra. Skënderbeu fitoi 3-2 me përmbysje në kryeqytet ndaj Barleti Volley, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales.

Kryeqytetaset fitojnë 25-20 e 26-24 dy setet e para, duke iu afruar fitores, por pa mundur të hedhin hapin e fundit. Gradualisht nis rikuperimi i mikeshave nga Korça, që fitojnë 25-22, 25-18 e 15-8 tri setet e tjera dhe krejt ndeshjen 3-2.

Sfida e kthimit do të luhet pas një jave në Korçë, ndërkohë që sot do të luhen ndeshjet e tjera të para gjysmëfinale për meshkuj dhe femra.

Gjysmëfinale-Femra

Barleti Volley – Skënderbeu, 2-3

Partizani – Tirana, 16:00

Skënderbeu – Barleti Volley, 15 shkurt

Tirana – Partizani, 15 shkurt

Gjysmëfinale-Meshkuj

Skënderbeu – Erzeni, 14:00

Partizani – Tirana, 18:00

Erzeni – Skënderbeu, 15 shkurt

Tirana – Partizani, 15 shkurt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat