Peja tregon fuqinë

Volejboll

Peja tregon fuqinë

Më: 23 prill 2022 Në ora: 23:58
Peja tregon fuqinë

Peja tregon fuqinë edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale dhe siguron finalen e playo-ff-it!

Peja është finalistja tjetër e playoffit për vitin 2022 në volejbollin kosovar, në konkurrencën e meshkujve, pasi mposhti Dritën edhe në përballjen e dytë gjysmëfinale, në Gjilan, me rezultat 3-0 (19-25, 20-25, 15-25) në sete, të shtunën mbrëma.

Pejanët vazhduan me formë të lartë këtë fushatë, duke siguruar finalen e playoffit, pasi triumfuan edhe në finalen e Kupës së Kosovës javën e kaluar.

Ishte një tjetër paraqitje dominuese e djelmoshave të Milot Bardhit kjo e sontmja kundër Dritës, të cilën e mposhtën në të dy përballjet me rezultat të njejtë në sete, për të kaluar në finalen e madhe ku do të ndeshet me Lubotenin.

Për datën e ndeshjes së parë finale Federata e Volejbollit të Kosovës do të njoftojë me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat