Skenderaj triumfon

Volejboll

Skenderaj triumfon

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 21:22
Skenderaj triumfon

Skenderaj ka mposhtur M-Technologien, në përballjen e vlefshme për xhiron e dytë të ligës së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, "Gjergj Kastrioti", të mërkurën mbrëma.

Vashat e trajnerit Ylli Kadriu triumfuan me rezultat 3-0 (25-18, 25-20, 25-23) në sete, me mysafiret që u munduan të rezistonin, sidomos në setin e tretë, por nuk arritën të bëjnë më shumë.

Kjo është fitorja e dytë nga po aq ndeshje të luajtura për Skenderajn, e cila në xhiron e parë kishte mposhtur Tiranën, po ashtu me rezultat 3-0.

Në anën tjetër, M-Technologie në përballjen e parë u mposht nga Partizani 3-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat