Drita importon tre pikë

Volejboll

Drita importon tre pikë

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 21:43
Drita importon tre pikë

Drita ka mposhtur M-Technologien si mysafire, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11 të Superligës A, femrat, të dielën mbrëma.

Vashat gjilanase triumfuan me rezultat 1-3 (25-19, 15-25, 19-25, 19-25). Ishte një set i parë i dominuar nga mysafiret, por prishtinaset u këndellen në setin e dytë duke e fituar me distancë të konsiderueshme madje.

Megjithatë, Drita nuk lejoi të përmbysej në rezultat dhe fitoi dy setet e ardhshme, eventualisht për të fituar pikët e plota nga kjo përballje.

Drita, kështu, rikthen diferencën në pesë pikë në krye të tabelës nga përcjellësi më i afërt, derisa kryeson me 32 pikë të grumbulluara, ndërsa M-Technologie mbetet me 12 pikë të fituara nga 11 ndeshje të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat