Drita fiton derbin

Volejboll

Drita fiton derbin

Më: 4 mars 2023 Në ora: 20:11
Drita

KV Drita - Meshkujt mposht Pejën në derbin e xhiros së 14.

Drita ka siguruar një fitore të rëndësishme ndaj një rivali të vështirë si Peja, të shtunën mbrëma, në përballjen e vlefshme për xhiron e 14 të Superligës A, meshkujt.

"Intelektualët" triumfuan me rezultat 3-0 (25-21, 30-28, 25-21), me ndeshjen që u karakterizua me një rivalitet të fortë, sidomos në setin e dytë.

Eventualisht Drita arriti të nxjerr tre pikë kundër kampionit në fuqi të Superligës, duke bërë një hap të madh tutje, derisa tash kryeson në tabelë me 31 pikë, ndërsa Peja pozicionohet në vendin e tretë me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat