Ferizaj siguron finalen e Play-Offit

Volejboll

Ferizaj siguron finalen e Play-Offit

Më: 23 prill 2023 Në ora: 23:57
Ferizaj

Ferizaj ka siguruar finalen e madhe të Play-Offit, pasi mposhti Skenderbeun edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, të dielën mbrëma.

Ferizajasit triumfuan me rezultat 0-3 (20-25, 19-25, 22-25), duke u bërë ekipi i parë që siguron finalen e madhe të Play-Offit.

Ishte një ndeshje e fortë, me Skenderbeun që luftoi fort, sidomos në setin e tretë, por që nuk mjaftoi të parandalonte disfatën.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë, Ferizaj po ashtu kishte fituar me rezultat 3-0.

Në finale, Ferizaj do të ndeshet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Dritës dhe Pejës, e cila ka shkuar në ndeshjen e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat