Drita në finale

Volejboll

Drita në finale

Më: 1 maj 2023 Në ora: 00:29
Drita

Drita, femrat, ka siguruar finalen e madhe të Play-off-it të Superligës A.

Ato shkuan në finale të dielën mbrëma, pasi mposhti M-Technologien në ndeshjen e tretë gjysmëfinale në palestrën "Bashkim Selishta-Petriti".

"Intelektualet" triumfuan me rezultat 3-0 (25-14, 25-17, 25-18) në një përballje të dominuar, me prishtinaset që rezistencën më të madhe e treguan në setin e tretë.

Kështu, Drita prek finalen, ku do të ndeshet me Skenderajn, pasi fitoi dy nga tri ndeshjet gjysmëfinale kundër M-Technologie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat