Të shtunën, u zhvilluan ndeshje tejet interesante kualifikuese për fazën finale të Beach Volley, i cili po zhvillohet në ambientet e përshtatshme të "Holiday Resort".
Ekipet e kualifikuara në këtë fazë i pret punë e vështirë, marrë parasysh formën e mirë të treguar nga të gjitha dyshet që arritën të fitojnë ditën e djeshme.
Te meshkujt, dyshja Maliqi/Bajrami do të ndeshet me dyshen Mustafa/Berisha, ndërsa ekipi i përbërë nga dy lojtarët Salihu/Salihu luajnë kundër rivalëve Fetahu/Komani.
Përballja tjetër është mes ekipit Sopaj/Nrecaj dhe Shabani/Salihu.
Finalja e madhe luhet me fillim nga ora 16:30.
Te femrat, në gjysmëfinale do të ndeshen dyshet Ramadani/Avdyli - Jashari/Avdullahu, ndërsa gjysmëfinalja tjetër luhet mes Bislimi/Ibrahimi - Rushiti/Llugaliu.
Finalja luhet me fillim nga ora 17:30.