Peja e mbyll sezonin e rregullt me fitore, duke triumfuar 3:0 ndaj Prishtinës dhe duke siguruar vendin e katërt, që i garanton një biletë për Play-Off.
Skuadra pejane e kontrolloi ndeshjen dhe nuk lejoi befasi, duke dëshmuar se mbetet një nga pretendentët për titull.
Në anën tjetër, Prishtina e përfundon kampionatin në vendin e parafundit dhe jashtë zonës së Play-Off-it, duke patur një shans tjetër që ta ruaj statusin e skuadrës elitare.
Play-Off-i pritet të sjellë duele spektakolare në garën për titull.