Në një ndeshje maratonike me pesë sete, Ferizaj arriti të sigurojë dy pikë të reja (3:2) ndaj Fushë Kosovës, duke treguar angazhim të lartë pavarësisht një përballjeje të lodhshme.
Nga ana tjetër, skuadra vendase mori një pikë në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt, por nuk arriti të shmangte disfatën.
Me këtë rezultat, Ferizaj e mbyll kampionatin në vendin e tretë dhe në çerekfinale të Play-Off-it do të përballet pikërisht me Fushë Kosovën, në një duel të përsëritur që pritet të jetë tejet interesant.
Sistemi i Play-Off-it:
Dy skuadrat e para (Fer Volley & Skenderaj) shkojnë direkt në gjysmëfinale.
Në çerekfinale:
• Vendi i 3-të (Ferizaj) ndeshet me të 6-tin (Fushë Kosova).
• Vendi i 4-të (Drita) përballet me të 5-tin (Prishtina ‘75).
Në gjysmëfinale:
• Lideri (Fer Volley) do të përballet me fituesin e çiftit 4/5.
• Vendi i dytë (Skenderaj) sfidon fituesin e çiftit 3/6.
Play-Off-i nis me përballje interesante në garën për titullin kampion!