Pas humbjes në finalen e Kupës së Kosovës, Skenderaj rikthehet te fitoret duke triumfuar 3:0 ndaj Suti Sport dhe e mbyll sezonin e rregullt në pozitën e dytë, e cila i garanton gjysmëfinalen e Play-Off-it.
Nga ana tjetër, Suti Sport, që këtë edicion debutoi në Raiffeisen Superligën A, nuk arriti të mbijetojë mes më të mirave dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në një rang më të ulët.
Sistemi i Play-Off-it:
Dy skuadrat e para (Fer Volley & Skenderaj) shkojnë direkt në gjysmëfinale.
Në çerekfinale:
• Vendi i 3-të (Ferizaj) luan me të 6-tin (Fushë Kosovën).
• Vendi i 4-të (Drita) ndeshet me të 5-tin (Prishtina ‘75).
Në gjysmëfinale:
• Lideri (Fer Volley) do të përballet me fituesin e çiftit 4/5.
• Vendi i dytë (Skenderaj) sfidon fituesin e çiftit 3/6.
Play-Off-i premton duele dramatike për titullin kampion!