Peja tregoi forcë dhe qartësi taktike në ndeshjen e dytë çerekfinale kundër Golden Eagle Therandës, duke fituar bindshëm 3:0 dhe siguruar kalimin në gjysmëfinale të Play-Off-it.
Skuadra pejane ishte superiore në të gjitha aspektet e lojës, duke dominuar set pas seti dhe duke mos i lënë hapësirë reagimi vendasve të Therandës.
Me këtë fitore të dytë në seri, Peja e përfundon çerekfinalen me rezultat të përgjithshëm 2:0 dhe avancon me meritë në katërshen më të mirë.
Në gjysmëfinale, Peja do të përballet me Ferizajn, liderin e sezonit të rregullt, në një duel që pritet të sjellë volejboll cilësor dhe rivalitet të fortë.