Volejbollisti i talentuar Erind Qalaj i bashkohet Dritës së Gjilanit.
Drita ka projektin për edicionin e ri 2025-2026, me synime të qarta që të luftojë për të gjitha trofetë e mundshme.
Klubi nga Gjilani ka prezantuar talentin e ri Erind Qalaj.
“Erind Qalaj i beson projektit të Drites.
Talenti premtues nga qyteti i Ferizajt, Erind Qalaj arrin marrëveshje me KV Drita, duke bërë një hap para në karrierën e tij profesionale qysh në moshë të re.
Erindi i cili luan në poziten e pranuesit është vetëm 17 vjeç dhe është e ardhmja e volejbollit kosovar!
Shumë suksese me ngjyrat bardh e kaltër Erind”, njofton KV Drita.