Sport në Shkolla

Volejboll

Sport në Shkolla

Më: 30 maj 2025 Në ora: 15:08
Foto e përbashkët

Në kuadër të programit kombëtar “Sport në Shkolla”, për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u organizua një aktivitet festiv në çerdhen publike “Gëzimi Ynë” në Viti, ku morën pjesë mbi 100 fëmijë.

Ky aktivitet kishte për qëllim afrimin e sportit, në veçanti volejbollit, me fëmijët e moshës së hershme, duke krijuar ambient argëtues, edukativ dhe sportiv.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti, i cili përshëndeti iniciativën dhe përkushtimin institucional për promovimin e sportit tek gjeneratat e reja.

Aktiviteti u koordinua nga Zanfine Xhemajli nga Federata e Volejbollit të Kosovës, ndërsa është pjesë e programit “Sport në Shkolla”, që zbatohet me përkrahje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në partneritet mes Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës dhe federatave të volejbollit, basketbollit, hendbollit, shahut dhe atletikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat