Nga Korça në Tiranë

Volejboll

Nga Korça në Tiranë

Më: 2 gusht 2025 Në ora: 16:35
Pamje

Klubi Shumësportësh Tirana vijon të kopsitë kontrata për sezonin 2025-2026 në disiplinat e lojërave me dorë, teksa dje në shtëpinë bardheblu është zyrtarizuar prezantimi i radhës në volejbollin e meshkujve.

Tirana ka njoftuar afrimin e Santiel Kamenicës, i cili vjen në kryeqytet pas eksperiencës në radhët e Skënderbeut. 20-vjeçari, i cili aktivizohet në rolin e diagonalistit, firmosi dje kontratën në krah të drejtoreshës teknike të Tiranës, Elma Metës.

“Klubi Tirana ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e lojtarit të ri Santiel Kamenica për sezonin 2025-2026!

Kamenica, që luan në pozicionin 4 dhe si diagonalist, vjen nga Skënderbeu dhe shihet si një lojtar me perspektivë të lartë. Pjesë e kombëtares zinxhir të moshave, Santieli është një emër premtues për të ardhmen e volejbollit bardheblu”, shkruhet në njoftimin e Tiranës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat