Klubi Shumësportësh Tirana vijon me serinë e prezantimeve të lojtarëve në ekipet e lojërave me dorë, teksa së zyrtarizimi i radhës ka ardhur nga volejbolli i meshkujve.
Skuadra bardheblu njoftuar së fundmi një afrim të rëndësishëm të huaj, duke bërë të ditur nënshkrimin me argjentinasin, Javier Vega. 34 vjeç, 191 cm i gjatë, Veiga aktivizohet në pozicionin e diagonalistit dhe vjen të Shqipëri me disa eksperienca ndërkombëtare.
“Klubi i Tiranës mirëpret në familjen bardh e blu Javier Vega, lojtarin nga Argjentina që do të mbajë rolin e diagonalistit.
Me eksperiencë të pasur në Portugali, Spanjë dhe Kili, Javier sjell forcë, eksperiencë dhe ambicie për të ndihmuar ekipin drejt objektivave të mëdha këtë sezon.
Mirë se vjen në familjen bardheblu, Javier”, njofton Tirana në faqen e saj zyrtare, duke prezantuar kështu një nënshkrim që konsiderohet shumë i rëndësishëm në një rol kyç për ofensivën e skuadrës që drejtohet nga trajneri Arben Sako.