FSHV çel sezonin e ri

Volejboll

FSHV çel sezonin e ri

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 11:39
Pamje nga ndeshja

Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) do të nisë këtë fundjavë sezonin e ri sportiv 2025-2026.

Në palestrën sportive në Farkë do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Federatës për meshkuj e femra.

Në këtë event marrin pjesë katër ekipet më të mira të secilës kategori. Më datën 5 shtator do të luhen gjysmëfinalet e meshkujve dhe një ditë më pas ato të femrave. Më datën 7 shtator do të luhen dy finalet.

Ekipet pjesëmarrëse janë: Partizani, Studenti, Skënderbeu e Tirana për meshkuj si dhe skuadrat e Pogradecit, Skënderbeu, Tiranës dhe Partizanit për femra. Një turne që si gjithnjë është një test para sezonit të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat