Drita ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të Raiffeisen Superligës A në volejboll.
Drita ka triumfuar bindshëm si mysafire ndaj Prishtina 75 me rezultat 3:0 (25:21, 25:21, 25:16).
Skuadra gjilanase zhvilloi një ndeshje shumë të disiplinuar, duke treguar forcë kolektive dhe përvojë në momentet kyçe të secilit set.
Me këtë fitore, Drita nis ngritjen në tabelë dhe rikthen motivin për vazhdimin e kampionatit.