Humbje e thellë e Dritës!
Skuadra greke AEK Athina (GRE) e mbylli në mënyrë të shkëlqyer garën në BVA Cup 2025 (Femrat), duke mposhtur KV Dritën (KOS) me rezultat 3:0 (25-20, 25-18, 25-19) në ndeshjen e fundit të turneut të zhvilluar në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.
Me këtë fitore, AEK Athens mbetet skuadra e vetme me tri fitore nga tri ndeshje, duke e përmbyllur turneun me rekord të përsosur.
Ndërkaq, KV Drita, pavarësisht humbjes, e përfundon garën në vendin e tretë, duke lënë pas vetes përvojë të çmuar dhe paraqitje dinjitoze në këtë edicion të Kupës Ballkanike (BVA Cup 2025).