Drita e ruan vendin e dytë 

Volejboll

Drita e ruan vendin e dytë 

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 23:11
Drita

Drita e Gjilanit a shënuar fitore me rezultat 3:1 (25:20, 21:25, 25:23, 25:15) ndaj Prishtinës 75.

Kjo ndeshje e javës së nëntë në elitën e volejbollit të Kosovës. 

Pas një ndeshjeje me ritëm të lartë dhe setin e dytë të humbur ngushtë, Drita riktheu kontrollin për të siguruar fitoren e shtatë sezonale.

Me këtë triumf, gjilanaset e ruajnë vendin e dytë me 19 pikë, ndërsa Prishtina ’75 pëson humbjen e gjashtë dhe mbetet e gjashta në renditje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat