Peja më e mirë se Drita!
Peja ka regjistruar fitoren e saj të parë në ndeshjen e Ligës Gjergj Kastrioti në Grupin B në volejboll, duke mposhtur Dritën me rezultat të pastër 0:3 (21:25, 17:25, 19:25) në një ndeshje të kontrolluar nga fillimi deri në fund.
Pejanët u treguan më të saktë në sulm dhe më të disiplinuar në block, duke fituar setin e parë 21-25 dhe duke e rritur ritmin në të dytin, të cilin e mbyllën 17-25. Seti i tretë solli pak më shumë rivalitet nga Drita, por Peja mbajti epërsinë dhe e vulosi ndeshjen 19-25.
Me këtë triumf, Peja hyn fuqishëm në garë pas dy xhirove të para pa pikë, duke marrë një fitore motivuese për vazhdimin e ligës.