Drita më e mirë se Peja

Volejboll

Drita më e mirë se Peja

Nga: K.G. Më: 22 shkurt 2026 Në ora: 20:30
Klubi i volejbollit Drita e Gjilanit

Klubi i volejbollit Drita e Gjilanit ka arritur dy pikë të mëdha në kryendeshjen e javës në elitën e volejbollit të Kosovës.

Djelmoshat e Dritës e mposhtën me rezultat 3:2 Pejën në takimin që u luajt në Kamenicë.

“Fitore e madhe ndaj liderit! 

Sonte treguam zemër, forcë dhe karakter.

Fitore e jashtëzakonshme 3:2 në sete ndaj liderit aktual KV Peja, në një ndeshje dramatike deri në pikën e fundit.

Edhe kur ishim në disavantazh, nuk u dorëzuam. Luftuam për çdo top, për çdo set, dhe në fund e merituam këtë fitore të madhe.

Kjo është dëshmi se me punë, besim dhe unitet mund të mposhtet çdo kundërshtar.

Faleminderit lojtarëve për shpirtin luftarak dhe tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme!

Fitore shënuam edhe me skuadrën e juniorëve duke mposhtur Pejën me rezultat 2:0 në sete dhe jemi lider në renditjen tabelare.

Vazhdojmë të bashkuar, hap pas hapi drejt objektivave tona!”, thuhet nga KV Drita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat