Sot dhe nesër, Superliga e volejbollit të femrave do të rikthehet për ndeshjet e dyta të fazës para “play off”.
Pas suksesit 3-1 në Korçë, Skënderbeu vjen në kryeqytet për të luajtur aktin e dytë kundër Partizanit, takim që do të luhet sot në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”
. Korçaret janë vetëm një fitore larg kualifikimit, ndërsa të kuqet do të kërkojnë që ta çojnë serinë me ndeshje të tretë.
Ndërkohë, të hënë do të jetë radha e sfidës së dytë ndërmjet Teutës dhe Dinamos, takim që do të zhvillohet në orën 14:00 në Durrës.
Vajzat blu kanë dalë fitimtare në shifrat 3-1 në përballjen e parë që u zhvillua të enjten në Farkë.