Pas fitores së Ferizajt në ndeshjen e parë, klubi i volejbollit Drita është revanshuar në përballjen e dytë të gjysmëfinales, duke barazuar serinë dhe duke siguruar zhvillimin e ndeshjes së tretë vendimtare për finalen.
Drita ngadhënjeu me rezultat 3:1 (25:21, 26:28, 25:20, 25:20) ndaj Ferizajt.
Skuadra gjilanase nisi më mirë takimin duke fituar setin e parë, ndërsa Ferizaj reagoi fuqishëm në setin e dytë, të cilin e fitoi pas një lufte të fortë me rezultat 26-28.
Megjithatë, Drita riktheu kontrollin në dy setet e radhës, duke treguar siguri në momentet vendimtare dhe duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 3-1.
Tashmë gjithçka mbetet e hapur, ndërsa finalisti do të vendoset në përballjen e tretë dhe vendimtare mes dy skuadrave.