Shqipëria, e fundit

Volejboll

Shqipëria, e fundit

Më: 25 qershor 2026 Në ora: 12:36
Bullgaria

Pas tre ditësh ndeshjesh emocionuese në Sallën Sportive "Farka Volley" u mbyll me sukses BVA U18 Women Balkan Championship 2026, turne ku morën pjesë kombëtaret e Shqipërisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Serbisë.

Renditja përfundimtare e turneut ishte:
Bullgaria – Kampione
Turqia – Vendi i dytë
Serbia – Vendi i tretë
Shqipëria – Vendi i katërt

“Në ceremoninë zyrtare të mbylljes, medaljet e vendit të tretë iu dorëzuan ekipit të Serbisë nga znj.Ornela Belba, Anëtare e Bordit Drejtues të FSHV-së, dhe Miloš Jovanović, Supervizor i BVA-së.

Medaljet e vendit të dytë iu dorëzuan ekipit të Turqisë nga z.Ervis Dosti, Sekretar i Përgjithshëm i FSHV-së, dhe Barış Ceyhun Erciyes, Ambasador i Türkiye në Shqipëri.

Medaljet e vendit të parë iu dorëzuan ekipit të Bullgarisë nga z.Ervis Dosti, Sekretar i Përgjithshëm i FSHV-së, dhe znj.Ornela Belba, Anëtare e Bordit Drejtues të FSHV-së.

Trofeu i kampionit iu dorëzua kapitenes së kombëtares së Bullgarisë nga z.Dashamir Brari, Zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Volejbollit.

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe çmimet individuale:

Federata Shqiptare e Volejbollit falënderon të gjithë ekipet pjesëmarrëse, BVA-në, zyrtarët, arbitrat, stafin organizativ, vullnetarët dhe tifozët për kontributin e tyre në organizimin me sukses të këtij eventi ndërkombëtar”, - thuhet nga FSHV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat