Agron Kuka flet pas suksesit të Majlinda Kelmendit dhe për pikët e reja olimpike 

Xhudo

Agron Kuka flet pas suksesit të Majlinda Kelmendit dhe për pikët e reja olimpike 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 17:39
Agron Kuka, Majlinda Kelmendi dhe disa garues të Kosovës gjatë një gare të mëhershme

Kampionja olimpike Majlinda Kelmendi (-52 kg) si gjithmonë e bën krenar shtetin e Kosovës dhe kudo që janë shqiptarët.

Ajo sot u stolis me medaljen e bronztë në garën Grand Slam që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Majlinda përkundër se po i vuan ende pasojat e lëndimit të mëhershëm, sot tregoi formën e saj dhe arriti të stoliset me medalje. Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se Majlinda është ngritje të formës së saj. 

“Sot në Tel Aviv të Izraelit ka filluar Grand Slami i radhës në vazhdën e Ijf Tourit deri në Lojërat Olimpike  - ‘Tokyo 2020’.
 Në këtë garë Kosova po merr pjesë me 3 garues, Majlindën, Akilin dhe Laurën. 

Sot garoj Majlinda në kategorinë e saj 52 kg dhe pas 3 fitoreve dhe një humbje në gjysmëfinale ajo u stolis me medalje të bronztë dhe kështu arkëtoj edhe 500 pikë Olimpike. 

Sa i përket performancës së Majlindës, ajo sot pat një ditë mjaft të vështirë por fitimi i medaljes megjithatë tregoj se edhe në ditë të vështira din të na gëzoj. 

Mendoj që pasojë e kësaj pashmangshëm janë lëndimet që ka pësuar kohëve të fundit. Shpresoj dhe besoj që të ketë rehabilitim të plotë dhe natyrisht edhe forma do këtë ngritje.

Uroj që edhe nesër garuesit tanë të kenë fat dhe të stolisen me medalje”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat