Kuka: Gjenerata e Laurës, Shpatit, Flakës, Erzës janë afër për të kaluar murin e madh

Xhudo

Kuka: Gjenerata e Laurës, Shpatit, Flakës, Erzës janë afër për të kaluar murin e madh

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 19:08
Kuka: Gjenerata e Laurës, Shpatit, Flakës, Erzës janë afër për të kaluar murin e madh

Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, tha se përkundër pandemisë xhudoja nuk po ndalet në asnjë mënyrë.  

Kuka ka përmendur edhe disa nga garueset të reja, që janë e ardhmja e madhe e xhudos së Kosovës.

“Karavani i xhudos Botërore s’po ndalet përkundër pandemisë! Me rregulla strikte dhe karantinë po mbahet edhe Grand Slami i radhës.

Kosova mori pjesë me tre garues fituam një medalje,kontinuiteti po vazhdon!
Akili përkundër paraqitjes së mirë ende në kërkim të formës së duhur.

Laurës si garuese me shumë medalje për të reja ende i duhet punë për të arritur medalje në nivele Elitare.

Gjenerata e Laurës, Shpatit, Flakës, Erzës e të tjerëve janë afër për të kaluar murin e madh që qëndron në mes rezultateve për të rinj dhe atyre Elitare por do ja dalin jam i sigurt, do të punoni më shumë, rrugën e dijmë kah duhet ecur por angazhim e koncentrim dua më shumë. Niveli Elitar është sfida e madhe!

Kosova meriton që Majlinda, Distria,Nora, Loriana e Akili të zëvendësohen në të ardhmen! Unë besoj shumë që xhudo edhe shumë kohë do ketë rezultate Elitare! Xhudo e Kosovës ka vepra shumë e fjalë pak!”, shkruan Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat