Driton Kuka: Medalja e parë në gara zyrtare për të rritur për Shpatin 

Xhudo

Driton Kuka: Medalja e parë në gara zyrtare për të rritur për Shpatin 

Nga: K.G. Më: 2 maj 2021 Në ora: 18:37
Driton Kuka: Medalja e parë në gara zyrtare për të rritur për Shpatin 

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha se xhudisti Shpat Zekaj sot nuk ishte favorit por doli i suksesshëm, duke fituar medaljen e argjendtë në European Cup në Zagreb të Kroacisë. 

“Shpati Zekaj i argjendtë!

70 pikët e para në Ranglistën Botërore dhe Olimpike!

Medalja e parë në gara zyrtare për të rritur për Shpatin.

Shpati sot nuk ishte bartës dhe nuk llogaritej favorit për medalje por me luftëra të mira erdhi deri në finale ku u mposht por rezultati i tij është me vlerë e peshë të madhe!

Garoj në kategorinë 100 kg”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat