Mediat botërore në këmbë për shqiptaren e Kosovës, kampionen olimpike

Xhudo

Mediat botërore në këmbë për shqiptaren e Kosovës, kampionen olimpike

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2021 Në ora: 13:49
Mediat botërore në këmbë për shqiptaren e Kosovës, kampionen olimpike

Distria Krasniqi nga Kosova e mposhti Funa Tonaki në finalen olimpike të xhudos për 48 kilogramë për femra, ka shkruar media ndërkombëtare “startribune”. 

“Krasniqi fitoi me një hedhje në 20 sekonda e mbetura, duke shënuar një wazaari dhe fituar titullin, që e çoi në lot gëzimi”, shkruan më tej.

“Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë -48 kg në Lojërat Olimpike të Tokios të shtunën, duke mundur rivalen japonez Funa Tonaki në finale”, shkruan “Reuters”.

“Distria Krasniqi e Kosovës fitoi 1:0 me një Wazaari kundër Tonaki Funa të Japonisë.

Fitorja e Krasniqit është medalja e dytë olimpike për Kosovën”, shkruan mes të tjera “nbcolympics”.

“Distria Krasniqi siguron medaljen e dytë për Kosovën në Lojërat Olimpike duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios 2020”.

Krasniqi renditet numër 1 në renditjen botërore dhe me këtë medalje, ajo siguroi medaljen e dytë për vendin e saj në Lojërat Olimpike.

Krasniqi ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme gjatë gjithë karrierës së saj, dhe një medalje e artë në Lojërat Olimpike, ishte perla e vetme që nuk ishte në vitrinën e saj, ky është një moment i madh për një sportiste”, shkruan mes të tjera “firstsportz”.

“Krasniqi e Kosovës fiton medaljen e parë të artë olimpike në Tokyo 2020", shkruan “devdiscourse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat