Gjakova flet rreth debutimit të tij në Lojëra Olimpike

Xhudo

Gjakova flet rreth debutimit të tij në Lojëra Olimpike

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 20:28
Xhudisti, Akil Gjakova

Xhudisti, Akil Gjakova, të hënën do të debutojë për herë të parë në Lojërat Olimpike.

Akili para se të udhëtonte në Tokio për Lojërat Olimpike ka bërë një intervistë me Komitetin Olimpik të Kosovës ku ka treguar për ëndrrën e tij që është duke iu realizuar.

“Po mendojë që një ëndërr e imja është duke u plotësuar, pasi që në vitin 2016 nuk kam arritur të kualifikohem për Lojëra Olimpike”.

Kampioni i Evropës në kategori -73, ka shtuar se sa e vështirë është kjo kategori dhe çfarë lloj sakrifica i është duhur t’i bënte.

“Kam ndërruar kategorinë shumë shpesh dhe shpresojë që të kurorëzohem ashtu siç duhet”.

“Ka marr shumë kohë. Dy tre vitet e fundit kam pasur një ngritje të madhe në performancë dhe në kualitetin tim. Kategoria -73 është një kategori shumë e vështirë por me mund dhe me sakrificë shumë të madhe kam arrit të hyn në top 10 më të mirë”.

Të hënën Akili lufton për herë të parë në Lojëra Olimpike kundër xhudistit nga Yemeni, Ahmed Ayash me fillim nga ora 15:06.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat