Hasani: Në Olimpiadë, edhe legjendat e kalibrit të Majlindës, mund të mos fitojnë!

Xhudo

Hasani: Në Olimpiadë, edhe legjendat e kalibrit të Majlindës, mund të mos fitojnë!

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 20:38
Hasani: Në Olimpiadë, edhe legjendat e kalibrit të Majlindës, mund të mos fitojnë!

Besim Hasani, ish presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka shkruar në profilin e tij të facebookut, për humbjen e xhudistes Majlinda Kelmendi. 

“Në Olimpiadë, edhe legjendat e kalibrit të Majlindës, mund të mos fitojnë!
Thjeshtë, “nuk e kanë ditën” dhe nuk fitojnë!

Majlinda nuk fitoj por, në mendjen dhe zemrën e shqiptarëve dhe dashamirëve të xhudos nga mbarë bota, Majlinda mbetet Mbretëreshë e sportit!

Majlinda në Olimpiadën e Rios (e para Olimpiadë për Republikën e Kosovës) mposhti çdo kundërshtare të saj dhe u stolisë me medaljen e Artë!

Kjo fitore ishte lajmi i ditës dhe lajmi më senzacional për çdo TV botëror!

Medalja e Artë e Majlindës, e arritur në Olimpiadën e Rios, e radhiti Kosovën në mesin e 98 shteteve, që për 31 Olimpiada ia kanë dalur të fitojnë medalje të artë! (Edhe më tej mbesin 108 shtete pa medalje të artë nga 31 edicione të Olimpiadave)

Një ndër 10 arsyet pse Olimpiada e Rios do të mbahet mend, atëbotë shkruante CNN, është medalja e artë e Majlinda Kelmendit!

Një ndër arsyet pse femrat shqiptare, përfundimisht thyen stereotipet, paradigmat dhe paragjykimet për zotësinë e tyre është Majlinda!

Këto katër arsye dhe mijëra të tjera që janë përmendur nëpër portale, televizione, gazeta dhe rrjete sociale, vendore e ndërkombëtare, bëjnë që integriteti i Majlindës si legjendë, si mbretëreshë, si aset, e çka jo, të mos cenohet as për një miligram!
Majlinda të duam dhe të kemi në zemër!

Të gjitha këto që i thash vlejnë edhe për Tonin, Agronin, e pse jo, edhe për ekipin e xhudos dhe të tjerët që sillen rreth Mbretëreshës!
Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, ka shkruar Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat