​Nora Gjakova tregon kujt ia dedikon medaljen e artë

Xhudo

​Nora Gjakova tregon kujt ia dedikon medaljen e artë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 15:47
Nora Gjakova

Xhudistja Nora Gjakova ka fituar të hënën medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën në Lojëra Olimpike që po mbahen në “Tokio 2020”.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj.

Nora thekson se ballafaqimi me francezen Leoine Cysique ka qenë një luftë e fort. Ndonëse nuk i pëlqeu Norës, sjellja e kundërshtares, për mënyrën e veprimit të saj gjatë mundjes.

Gjakova: Ka qenë një luftë shumë e fort

“Ka qenë një luftë shumë e fort dhe në fillim kundërshtarja ka qenë më e mirë pak dhe për atë jam dënuar me një karton për pasivitet. Kam qenë bindur që kam me fituar se e pash që ajo vec filloj me u lodhë, ku fillova më I bërë presion më tepër. Nuk është që pata dëshirë me përfundua ashtu finalja në lojëra olimpike, por prapë se prapë është vendim i referit, pasi që është e ndaluar ajo çka bëri francezja me ra me qafë për shkak të lëndimeve. Ky ishte vendimi i referit dhe medalja më takon mua, medalja e artë”, theksoi ajo.

Xhudistja Gjakova ka treguar po ashtu se medaljen e artë ia dedikon trajnerit, familjes dhe gjithë Kosovës.

Gjakova: Medaljen ia dedikoj së pari trajnerit

“Së pari ia dedikoi trajnerit tim, sepse nuk është lehtë me punuar me dikë për 20 vjet dhe me mendua që ndoshta një ditë ka me ndërit sportin dhe me ia kushtua gjithë atë kohë. Pasataj familje, të njëjtin rrugëtim që e kemi bërë ne, e kanë bërë edhe ata. Nuk është e lehtë me i pasur dy – tre sportist në familje. Po ashtu ia dedikoi nënës, babës, që më ka orientuar në sport, dhe nënës që gjithmonë na vendos në rend të parë pastaj edhe të tjerët. Pastaj gjithë ekipit që me të vërtet kanë qenë të mrekullueshëm, na kanë ndihmuar shumë. Kështu që kjo medalja iu takon edhe atyre, dhe normal krejt Kosovës”, thotë ajo.

Po ashtu xhudistja nga Peja pret që të fitojë medalje të artë edhe Loriana Kuka.

Gjakova: Pres të shkëlqen edhe Loriana

“Ne gjithë ekipi kemi ardhur këtu me qëllim të pastër, “Medalja omlimpike”, të gjithë kemi qenë të radhitur prej më të mirëve, Akili veç ka qenë jashtë që i ka kushtuar edhe me pasur më tepër ndeshje. Shpresoj shumë edhe në paraqitje të mirë të Lorianës, ajo veç është modeliste evropiane e botërore, megjithëse medalja olimpike është e vetmja ajo që i mungon. Shpresoj që ka me jap më të mirën”, thekson Gjakova.

Kujtojmë se kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën, pasi ishte edhe Distria Krasniqi, ajo që sigurojë një të tillë në kategorinë -48 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat