Distria Krasniqi përjetëson “Medaljen e Artë” të fituar në Tokio

Xhudo

Distria Krasniqi përjetëson “Medaljen e Artë” të fituar në Tokio

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 13:23
Distria Krasniqi përjetëson “Medaljen e Artë” të fituar në Tokio

Xhudistja nga Peja, Distria Krasniqi fitoi “Medaljen e Artë” në Lojërat Olimpike të verës në Tokio.

Krasniqi shkroi historinë duke u bërë sportistja e dytë në histori të Kosovës që fiton medalje të artë, pas Majlinda Kelmendit e cila e kishte fituar në Lojërat Olimpike të Brazilit në vitin 2016.

Krasniqi momentin e saj më të mirë të karrierës e ka përjetësuar, duke e bërë tatuazh në këmbë. 

Image

Ajo ka bërë tatuazh simbolin e Lojërave Olimpike në studion “Prishtina Ink Tatto” nga artisti Aluadin Murturi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat