Qeveria e shpall Majlinda Kelmendin ‘qytetare me merita të veçanta’

Xhudo

Qeveria e shpall Majlinda Kelmendin ‘qytetare me merita të veçanta’

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 11:30
Qeveria e shpall Majlinda Kelmendin ‘qytetare me merita të veçanta’

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot propozim - vendimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shpalljen e Majlinda Kelmendit "qytetare me merita të veçanta".

"Majlinda Kelmendi, me arritjet e saja në sportin e xhudos është shëndrruar në ikonën e suksesit kosovar, dhe është bërë shembull i shoqërisë tonë duke i thyer të gjitha tabut e vështirësive dhe sfidave në sport. Ajo i ka dëshmuar rinisë tonë, se kur punohet me përkushtim dhe qëndrueshmëri – suksesi është i pashmangshëm.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka prekur majat e suksesit të sportit të xhudos në arenën ndërkombëtare. Këto janë disa prej rezultateve të saja ndër vite", thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Konsideruar kontributin që ajo e ka dhënë në promovimin e fushës së sportit në Kosovë, dhe në promovimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi merr statusin e qytetares me merita të veçanta, dhe do të shpërblehet në vlerë prej 1,321.32Euro në muaj – vlerë e cila përkon me rrogën bruto të një Ministri/e në Kosovë.

Gjatë karrierës së saj, Majlinda është bërë kampione olimpike në Rio 2016, tri herë kampione e botës (dy për seniore dhe një për juniore) dhe një herë e bronztë për seniore, në vitet 2009 (juniore) 2013 dhe 2014, kampione e Evropës në vitet 2014, 2016, 2017 dhe 2019, si dhe Lojërat Evropiane 2019.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat