​Krasniqi: Kelmendi – përfundimi i një epoke, e fillimi i një tjetre

Xhudo

​Krasniqi: Kelmendi – përfundimi i një epoke, e fillimi i një tjetre

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 20:48
Foto nga takimi

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar pasi xhudistja e njohur kosovare Majlinda Kelmendi edhe zyrtarisht i dha fund karrierës së saj së pasur.

Me 29 medalje të arta, 6 të argjendta, 9 të bronzta – përfshi këtu një medalje të artë Olimpike në Rio 2016, i ka dhënë fund karrierës së saj magjike sportistja më e mirë e të gjitha kohërave në vendin tonë, Majlinda Kelmendi.

“Në mbi 20 vjet të karrierës së saj, Majlinda i solli krenari, emocione e lot gëzimi familjes, shoqërisë, qytetit, shtetit e gjithë kombit të saj. Jam jashtëzakonisht krenar që si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit kam pasur mundësinë të punoj nga afër me Federatën e Xhudos së Kosovës. Së bashku kemi krijuar kushte që vlerësojnë kampionët dhe ua mundësojnë atyre garimin nën flamurin e shtetit tonë”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Ai thotë se Kosova ka valuar flamurin e saj nëpër qendrat më të mëdha botërore për vite me radhë, përkrah, e shumë herë edhe mbi flamujt e shteteve më të fuqishme, falë punës së Majlindës dhe mjeshtrit Toni Kuka.

“Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për përfaqësimin tënd dinjitoz, Majlinda. Të uroj shumë fat në karrierën tënde të re, si trajnere e xhudos, e së bashku me Tonin presim edhe shumë kampionë nga duart tuaja. Për ne, do të mbetesh gjithmonë e arta e jonë e parë Olimpike, ambasadorja më e suksesshme e shtetit tonë dhe frymëzimi i brezave të rinj të sportisteve e të sportistëve. Faleminderit, kampione”, ka thënë Krasniqi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat