Presidenti i Shqipërisë përgëzon Distria Krasniqin

Xhudo

Presidenti i Shqipërisë përgëzon Distria Krasniqin

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:04
Presidenti i Shqipërisë përgëzon Distria Krasniqin

Presidenti i Shqipërisë përgëzon Distria Krasniqin për të artën në ‘Grand Prix Portugal’!

Presidenti Ilir Meta ka uruar xhudisten Distria Krasniqi pasi fitoi një medalje të artë në në garën “Grand Prix” që u zhvillua në Portugali.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kreu i Shtetit shkruan: Urime së artës Distria Krasniqi!

Kujtojmë se xhudistja kosovare mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz.

Vitin e kaluar Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.

Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat