Distria Krasniqi -  sportistja më e mirë në Kosovë për vitin 2021

Xhudo

Distria Krasniqi -  sportistja më e mirë në Kosovë për vitin 2021

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2022 Në ora: 21:58
Distria Krasniqi -  sportistja më e mirë në Kosovë për vitin 2021

Distria Krasniqi, trimëresha jonë, që e bëri krenarë shtetin e Kosovës dhe shqiptarinë kudo që jetojnë e veprojnë, u shpall sportistja më e mirë për vitin 2021 nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në ceremoninë që u mbajt në “Emerald” të Prishtinës.

Kjo as diskutohej kur kihet parasysh suksesit i xhudistes në arenën ndërkombëtare.

Komiteti Olimpik i Kosovës nuk e kishte problem për të zgjedhur në të mirët për vitin 2021.

Krasniqi është kampione olimpike në kategorinë – 48 kg. ajo u shpreh e lumtur për çmimin dhe zotohet për vazhdimësinë e sukseseve.      

Distria mori edhe çekun 2000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat